Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka mbledhur sot anëtarët e saj për të zgjedhur presidentin e ri të këtij organizmi. Në orën 10:00 në MAK Hotel në Tiranën, pjesa dërrmuese e anëtarëve të KOKSH kanë nisur dikutimet, nga të cilat do dalë edhe emri i presidentit të ri.
Edhe pse mbledhja e sotme nuk pritet të vendosë gjë zyrtarisht, pasi për zgjedhjen e presidentit të KOKSH nevojitet edhe një tjetër mbledhje, ajo e Asamblesë së Përgjithshme.
Teksa aktet normative në fuqi nuk lejojnë organizime apo mbledhje në ambiente të mbyllura dhe të hapura prej pandemisë së Covid-19, KOKSH nuk pyet për shëndetin e anëtarëve të saj.



Galeria fotografike ()
Poll