Para disa minutash, Daniel Godelli doli hapur duke akuzuar Federatën Shqiptare të Peshëngritjes dhe shtetin shqiptar për shkak të refuzimit të vizës nga ana e SHBA-së për kampionatin botëror që zhvillohet në Kaliforni.
Menjëherë pas akuzave të Godellit ka ardhur edhe reagimi i kolegut të tij, Ilir Suli. Ky i fundit, i akuzuar më parë për doping, shkruan: "Kjo pra miq ndodhi. Ishte diçka e parapërgatitur. Po s'votove për mua, ke probleme. Por, Danielin nuk kanë për ta rrëzuar sepse përfaqëson më shumë se vetveten. Thjesht përfaqëson të mirën. Unë jam Ilirian Suli dhe do të jem deri në vdekje me ty Daniel se jam i bindur se do drejtësi. Për këtë drejtësi që ka nevojë populli ynë... Sportistat... Heronjtë", përfundon Suli.
Argumenti i Ambasadës Amerikane për refuzimin e vizës për Godellin ishte se nuk kishte asnjë fakt të besueshëm që peshëngritësi ynë mund të kthehej sërish në Shqipëri.
[gallery columns="1" size="full" ids="169293"]