Ish-futbollisti i Partizanit, Ylber Ramadani, që prej verës së vitit të shkuar luan në Danimarkë, te ekipi i Vejles.
Mesfushori po bën paraqitje të shkëlqyera në Danimarkë, teksa në ndeshjen e fundit kundër Fredericia, që përfundoi me rezultatin 1-0 është shpallur dhe lojtari më i mirë i takimit.
Gazetat vendase kanë folur me superlativa për lojtarin, teksa shkruajnë:
" Luajti në një nivel shumë të lartë si zakonisht në qendër të mesfushës. Fiton shumë topa në mesfushë dhe i jep shumë siguri ekipit. Është bërë tashmë rutinë që të shpallet më i miri."
Me paraqitjet e shkëlqyera, Ramadani ka tërhequr dhe vëmendjen e trajnerit Panuçi, i cili e ka grumbulluar dhe me Kombëtaren kuqezi.

Poll
