Sulmuesi i Interit Mauro Icardi u kundërpërgjigj në mënyrë ironike ndaj klubit zikaltër pasi i hoqën shiritn e kapitenit dhe nuk u grumbullua në takimin e sotëm ndaj Rapid Vjenës, që u fitua nga italianët me rezultatin 1-0.
"Është më mirë të mbyllësh gojën dhe të hiqesh si budalla sesa të flasësh dhe të largosh të gjitha dyshimet", shkruan në Instagram sulmuesi argjentinas.
Këto fjalë kanë ngritur dyshimet për largim të "as"-it të Interit në fund të sezonit pasi ende atij nuk i është rinovuar kontrata dhe Real Madridi e Chelsea po shtojnë presionin për ta rrëmbyer njërin prej "bomberave" më të mirë në botë.
Nuk është hera e parë që marrëdhëniet e Icardit me Interin janë krisur, pasi dhe në të kaluarën lojtari është penalizuar për thyerje disiplinore. Për më tepër dhe forma individuale këtë sezon ja njohur rënie teksa në 7 ndeshje radhazi Icardi nuk ka arritur ta gjejë golin.
Hapësire reklamuese
Çështjet kryesore
FOTO/ Interi e shkarkoi si kapiten, ICARDI "ndez" thashethemet e merkatos me mesazhin e "fshehtë"
Poll