Gerard Pique zyrtarisht ka varuar këpucët në gozhdë, teksa mbëmjen e djeshme në “Camp Nou” qëndërmbrojtësi spanjoll u përshëndet nga mijëra tifozë që ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit.
Kapiteni i Barcelonës ishte kudo i shoqësuar nga dy djemtë e tij, madje me të cilët bëri dhe foton zyrtare me lojtarët e skuadrës përpara se të niste sfida në stadiumin mitik të katalanasve.
Pas një fjalimi të “mbytur” në lot, Pique kishte kohë edhe të argëtohej me fëmijët e tij, Milan dhe Sasha për herë të fundit në fushën e blertë nga ku ka shkruar historinë, duke lënë disa imazhe të veçanta për t'u mbajtur mend gjatë.
[caption id="attachment_666149" align="alignnone" width="300"] Pique me femijet, Milan dhe Sasha[/caption]
[caption id="attachment_666150" align="alignnone" width="300"] Pique me femijet, Milan dhe Sasha[/caption]