Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

FOTO/ I mori pikë Tiranës me Korabin, ish-mesfushori bardheblu: Kush heq dorë, nuk fiton kurrë!

Shkruar nga NEWSPORT

Alush Gavazaj është konfirmuar prej javësh si një nga pikat më të forta të Korabit. Edhe pse skuadra dibrane është "me një këmbë" drejt Kategorisë së Parë, mesfushori i talentuar nuk ka hequr dorë në asnjë moment duke besuar te rezultatet pozitive duke dhënë maksimumin dhe duke u vlerësuar si një titullar i padiskutuar.

Në fundjavë, për Alush Gavazajn, sfida kundër Tiranës kishte një emocion më të lartë në aspektin personal, sepse përballej me të shkuarën. Mesfushori 20-vjeçar ka qenë pjesë e bardhebluve, ndërsa Korabi mori një pikë ndaj 24 herë kampionëve të vendit duke barazuar 1-1.

Karakterin e tij si një futbollist që 'lufton' deri në minutën e fundit, Gavazaj e ka treguar edhe përmes një postimi në Facebook teksa shkruan: "Kush heq dorë nuk fiton kurrë!", si për të treguar se Korabi dhe ai vetë nuk kanë hequr dorë nga 'lufta' për mbijetesë.

gavazaj

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga