Conor McGregor po vuan dëmtimin e pësuar në ndeshjen e fundit, gjithsesi nuk e harron dashurinë për tifozët që e rrethojnë.
Së fundmi, sportisti irlandez i arteve marciale ka shpërndarë në "instastory" një fotografi me një tifoz shqiptar, të cilin e ka shoqëruar edhe me flamurin kuqezi.
Tifozi kishte ditëlindjen dhe McGregor vendosi të bëj një urim tepër special për të "Gezuar ditelindjen vellai im", duke fituar simpatinë e të gjithëve.
Kjo duhet t'i ketë pëlqyer tej mase shqiptarit, i cili sipas gjasave ka një shoqëri të konsoliduar me yllin e arteve marciale miks.

Galeria fotografike ()
Poll