Nesër, në orën 16:00, do të luhet një prej ndeshjeve të javës së 9-të të Superiores. Flamurtari pret në shtëpi Vllazninë. Vlonjatët, me anë të një postimi në rrjetet sociale, bëjnë të ditur çmimet e biletave, ku në tribunën kryesore, kushton 7 mijë lekë të vjetra, kurse në Tribunën A dhe B, 4 mijë lekë të vjetra.
Më tej, përsa I përket tribunës C, bileta do të jetë vetëm 2 mijë lekë. Përsa u përket miqve, në tribunën D, për miqtë, bileta do të jetë 3 mijë lekë. Kujtojmë se për të gjithë biletat, hyrja për femra do të jetë falas.

Poll