Tashmë nuk ka më dyshime, Bruno Dita është futbollisti më I ri Shkëndijës së Tetovës. Një lajm I tillë flitej prej kohësh, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi. Në faqen e tyre klubi kuqezi me anë të një video ka prezantuar ish-mesfushorin e Skënderbeut. Dita do të vihet menjëherë nënurdhërat e trajnerit Gjoka për të nisur sezonin e ri si dhe Kupat e Europës që do të luhen pas disa ditësh. Gjithashtu është zbuluar se kontrata e tij me kuqezinjtë është për dy sezone.
Pas postimit të klubit në faqe zyrtare ka reaguar edhe vetë Bruno Dita duke njoftuar firmën me Shkëndijën e Tetovës. Mesfushori nuk fsheh lumturinë e tij për këtë aventurë të re dhe falenderon skuadrën kuqezi për këtë mundësi.
I lumtur qe nga sot jam pjese i Shkëndijës së Tetovës. Falenderoj klubin per besimin dhe menaxherin Florian Biba per arritjen e kesaj marreveshje.
