Real Madrid këtë sezon nuk e ka nisur shumë mirë, pasi në verë është larguar Zinedine Zidane, ndërsa në vend të tij ka ardhur Julen Lopetegui.
Megjithatë, ish-tekniku i Spanjës u dorëzuar shumë shpejtë dhe vendin e tij e ka marrë Santiago Solari, i cili duket se po i vendos pikat mbi “i”, të paktën deri më tani.
Megjithatë, në Madrid kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe ky detaj ka nisur që nga fanella. Sikurse shihet nga fotoja e mëposhtme, bluza është e ngjashme me atë të sezonit 2011- 2012-të, kur nën drejtimin e Jose Mourinhos arritën të fitonin kampionatin.