Real Madrid do të luajë ditën e nesërme sfidën e parë të sezonit të La Ligas. Madrilenët udhëtojnë në transfertë ku do të përballen kundër Real Sociedad.
Pak minuta më parë Reali ka bërë të ditur edhe lojtarët e grumbulluar nga trajnerin Zidan për këtë takim.
Bie në sy mungesa e Eden Hazard që vijon të jetë i dëmtuar. Pjesë e skuadrës do të jetë edhe Odriozola që pas rikthimit nga Bayern Munchen është bashkuar me ekipin madrilen.

Poll