Mund të konsiderohet një "foto e rrallë", pasi gjatë karrierës së tij të gjatë në futbollin shqiptar dhe atë jashtë kufijve të vendit, sigurisht që kanë qenë të pakta momentet kur Bledi Shkëmbi është ndëshkuar me kartonë të verdhë.
Por, një nga këto momente, ish-kapiteni i Skënderbeut e ka kujtuar sot përmes një fotoje që ka shpërndarë si "kujtime" në profilin e tij në Facebook.
Gjyqtari Enea Jorgji që i drejton kartonin e verdhë, ish-kapitenit të korçarëve dhe ky i fundit që në nerva loje e sipër nuk i kursen as një vështrim të egër.
Bledi Shkëmbi u largua nga futbolli i luajtur në fund të sezonit të shkuar, por herë pas herë përmes fotove që shpërndan në Facebook si "kujtime" sjell jo pak nostalgji për atë personalisht, por edhe për të gjithë ata që patën fatin ta shohin në fushën e blertë jo vetëm në rang klubesh, por edhe me Kombëtaren kuqezi. / NEWSPORT.AL