FOTO/ Dy “shqiponja” në një foto, Florian MARKU urim për Ditën e Pavarësisë
Shkruar nga NEWSPORT
Dita e djeshme ishte një ditë festë për të gjithë shqiptarët anembanë botës, ku gjithçka kulmoi me koncertin e Dua Lipa në “zemër” të Tiranës, ku me mijëra qytetarë festuan këtë ditë të shënuar për kombin shqiptar.
Një urim special ka bërë edhe boskieri shqiptar, Florian Marku, i cili ka shfrytëzuar mundësinë për të bërë edhe një foto me Dua Lipa për ta postuar më pas në rrjetet e tij sociale.
Në foton e postuar me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Marku ka shkruar: “Urime Pavarësinë”, ndërsa e ka shoqëruar gjithashtu me flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe një “emoi” me simbolin e shqiponjës.