Moise dhe Merveil janë nisur drejt vendlindjes së tyre për të luajtur me Kombëtaren e Kongos ndeshjet ndërkombëtare.
Por, për dy futbollistët e Tiranës, udhëtimi ka nisur me një surprizë të këndshme.
Moise dhe Merveil kanë takuar në avionin me të cilin po udhëtonin, Samuel Eto-në, ish-sulmuesin e njohur të Barcelonës, Interit dhe disa skuadrave të tjera të mëdha të Europës.
Një foto me Eto-në nuk kishte si t'iu shpëtonte dy futbollistëve të talentuar të Tiranës, ndërsa Moise e ka publikuar në Instagram.
Poll