Shqipëria do të luajë në muajin shtator dy sfida mjaft të rëndësishme në kuadër të kualifikueseve të “Euro 2024”. Kuqezinjtë fillimisht do të udhëtojnë në Çeki për të sfiduar kombëtaren çeke më 7 shtator, ndërsa 3 ditë më vonë do të presin në “Air Albania” Poloninë .
Për duelin me kuqezinjtë trajneri i çekve ka bërë publike edhe listën e lojtarëve të grumbulluar. Janë thirrur në “apel” 23 lojtarë, ku 10 prej tyre luajnë në kampionatin çek, ndërsa 13 të tjerë në Europë.
Gjithësesi Çekia në këtë përballje vjen me mungesa. Patrik Schick është i dëmtuar dhe nuk do të mund të luajë ndaj kombëtares tonë, ndërkohë mungojnë edhe David Jurasek dhe Tomas Vaclik. Mungesa të rëndësishme për çekët, ndërsa Shqipëria “gëzohet” pasi kundërshtari do të jetë i paplotë në këtë përballje.
[caption id="attachment_704662" align="alignnone" width="1080"] Lista e lojtareve te grumbulluar nga Republika Ceke/ © Credits instagram.com/ceskarepre/?hl=en[/caption]