Nesër në mbrëmje do të luhet ndeshja e parë çerekfinale në Champions League mes Ajaksit dhe Juventusit. Nëse kishte ndonjë dyshim se Cristiano Ronaldo do të mungonte në këtë sfidë, përgjigjen e jep vetë lojtari me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook".
"Le të shkojmë", shkruan sulmesi, i cili duket se e ka lënë pas dëmtimin dhe është rekuperuar në kohë për të qenë në fushën e lojës ndaj hollandezëve.
Poll