Roma dhe Feyenoord luajnë sot finalen e parë historike të Conference League. Takimi fillon në orën 21:00 dhe Tirana ka fatin ta presë në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Feyenoord mbërriti dje në kryeqytet, për t’u bërë gati për sfidën vendimtare. Gjërat ishin bërë më parë gati për të. Stadiumi “Arena Kombëtare” i ka dhomat e zhveshjes të holandezëve të personalizuara me emrat e Feyenoord.
Dhe te dhomat e zhveshjes së Romës është e njëjta gjë. Çdo detaj është në perfeksion. Stadiumi nuk ka qenë asnjëherë kaq në formë dhe i kuruar. Tashmë mbetet te Roma dhe Feyenoord të shkruajnë emrin e tyre si fitues dhe të mbahen mend gjatë.



Galeria fotografike ()
Poll