Caleb Ekuban, ish-sulmuesi i Partizanit, që tashmë aktivizohet me Trabzonsporin në Superligën e Turqisë ka pësuar një dëmtim, që do e mbajë jashtë fushës së blertë për të paktën 1 muaj.
Njoftimin e jep vetë ganezi me anë të një postimi në rrjetin social Instagram. Padyshim që ky ështën jë lajm negativ për Ekubanin, ku për disa ndeshje nuk do të ketë mundësinë për të ndihmuar skuadrën e tij.
"Futbolli jep dhe merr, ashtu sikurse është edhe jeta. Për fatin e keq kdo kem një ndërhyrje kirurgjikale, që do më mbajë jashtë për të paktën 1 muaj. Unë do vazhdoj të përkrah skuadrën me gjithçka dhe do të kthehem së shpejti. Ju përshëndes", shkruan Ekuban.
Superliga turke ndodhet në javën e 3 të sezonit të ri dhe deri më tani, trabzonspori ka marrë 5 pikë dhe ndodhet në vendin e 5, kurse Ekuban ka shënuar vetëm 1 gol.
Në Superiore, ku aktivizohej disa sezone më parë më Partizanin, 25 vjeçari bëri "namin", duke shënuar shumë gola, e më pas u transferua në Angli tek Leeds United.
