Deklarata tronditëse e basketbollistit të Tiranës, Redi Vogli që pohonte se ishte krenar të mos ishte pjesë e ekipit kombëtar ka tërhequr vëmendjen e gazetarit të mirënjohur sportiv, Adriatik Dosti.
Statusit të Voglit, Dosti i është përgjigjur me fjalët se ata lojtarë meritojnë respekt të veçantë për shkak se dëshirojnë të na përfaqësojnë në turne ndërkombëtarë edhe pse stërviten në kushte mizerabël.
Ndërkohë, Dosti shton se të gjithë grupi dhe stafi teknik duhet të tërhiqen nga çdo lloj aktiviteti dhe pastaj le ta gjejë shteti, qeveria e federata se i kujt është faji, turpi e skandali.
"Vetem per turpin e skandalin e ndodhur ...ate te mbylljes se dyerve per stervitje Ekipit Kombetar ...ata djem qe meritojne respekt te vecante qe me kushte mizerrabel ende kerkojne te perfaqesojne Atdheun e tyre ...te gjithe duhet te tehiqen si grup plus stafin drejtues nga cdo lloj aktiviteti nderkombetar dhe pastaj le ta gjeje shteti, qeveria e federata se i kujt eshte faji, turpi e skandali..,."-shkruan Dosti në statusin e Voglit.
