Në datën 10 korrik, Partizani dhe Qarabag u përballen në ndeshjen e tyre të parë të raundit eleminator të Champions League. 0-0 përfundoi takimi në "Selman Stermasi", duke lënë gjithçka të hapur për në sfidën e kthimit.
Megjithatë, azerët, kanë afruar një lojtar të ri, dhe bëhet fjalë për Aílton Ferreira Silva, mbrojtësi i majtë brazilian, i cili është vetëm 24 vjeç dhe mbetet për t'u parë nëse do të aktivizohet në takimin e kthimit ndaj Partizanit.
Diçka e tillë është konfirmuar nga vetë klubi azer me anë të një postimi në rrjetin social Facebook. Kjo ështën jë armë më shumë për Qarabagun dhe një mesazh për të kuqtë, por gjithsesi gjithçka mbetet për t'u parë.

"Transferimi jonë më i ri, Ailton Silva do të bëjë debutimin e tij në ndeshjen e datës 17 korrik ndaj Partizanit, nëse do vendoset nga stafi", shkruhet në faqen e Qarabag.