Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Asnjë biletë në shitje për Tribunën VIP në derbi, reagon Artan HOXHA: 10 euro ishte në Kosovë

Shkruar nga NEWSPORT

Të dielën, në orën 19:00, në "Selman Stermasi" do të luhet ndeshja më e madhe e kampionatit shqiptar. Tirana pret Partizanin, sfidë e vlefshme për javën e 6-të të Superiores.

Në lidhje me këtë sfidë, kanë dalë në shitje biletat, por për ta parë takimin nga Tribuna VIP, përkatëssht në Tribunat A1, B1 dhe A2, B2, biletat janë 30 mijë dhe 25 mijë lekë të vjetra. Mirëpo, si Tirana dhe Partizani nuk kanë nxjerrë në shitje asnjë bileta nga këto trubina, sepse sipas tij, janë të prenotuara.

Gazetari i njohur, Artan Hoxha, reagon me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ku shkruan se ai ka parë një ndeshje maj të këtij viti në Superligën e Kosovës, në sfidën mes Prishtinës dhe Llapit, e bileta në tribunën kryesore ishte vetëm 10 euro, dhe ishte një ndesje mes pretendentëve për titullin kampion në një stadium të sapo rikonstruktuar si "Fadil Vokrri".

Postimi i gazetarit Artan Hoxha:

Te dielen ora 19:00 derbi i kryeqytetit

Tirana vs Partizani

Ndryshe nga derbi i fundit, bileta ne tribunen qendrore nga 20 mije leke te vjetra ka shkuar ne 30 mije dhe 25 mije leke. Por nuk ka asnje bilete ne shitje, si KF Tirana ashtu dhe KF Partizani nuk i kane nxjerre fare ne shitje biletat e veta sepse praktikisht i kane te prenotuara. Pjesa tjeter e stadiumit, tribuna karshi eshte 4 mije leke te vjetra per popullin, dhe sapo sporteli u hap sot vershuan qindra tifoze... te gjitha shenjat deshmojne se derbi i radhes do te jete ne nje atmosfere elektrizuese dhe stadium te mbushur plot...

Ishallah deri ne derbin tjeter stadiumi kombetar eshte gati, dhe me 22 mije vende do kete mundesi per shume me teper tifoze te jene ne stadium, pavarsisht se perfaqesuesi i FSHF-se tha se aty nuk do kete bileta per tifozet "hallexhinj"...

Ndeshja e fundit qe pashe ne tribunen kryesore ne stadiumin "Fadil Vokrri" ne Prishtine ne maj te ketij viti, midis dy pretendenteve per titullin kampion ne Kosove, FK Prishtina vs FK Llapi 1-0

bileta me e shtrenjte ishte vetem 10 euro dhe per me teper ne nje stadium te sapo rikonstruktuar...

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga