
Në fushë janë rivalë, madje nga ata kundërshtarë që për 90 minuta shndërrohen në “armiq” me njëri-tjetrin. Xhuliano Skuka dhe Redon Xhixha, dy sulmuesit më në formë të kampionatit shqiptar u bënë bashkë me Kombëtaren në Arabinë Saudite. Njëri luan për Partizanin, ndërsa tjetri për Tiranën.
Megjithatë me ngjyrat kuqezi duhet të harrojnë se për kontribuojnë në kampionatin shqiptar. Dhe në fakt këtë kanë bërë teksa kanë pozuar së bashku para ndeshjes me Arabinë Saudite. Siç shihet rivaliteti është i ashpër vetëm në derbin e kryeqytetit, thjeshtë për 90 minuta. Jashtë saj të dy janë miq mjaft të mirë.
Poll