Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ 11 tetori ditë e veçantë për shqiptarët, FSHF-ja: Kur shkruanim historinë

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ 11 tetori ditë e veçantë për shqiptarët,
Kombëtarja shqiptare është shumë afër kualifikimit në Euro 2024. Jemi vetëm 1 ditë para duelit me Çekinë, takim që do të luhet në “Air Albania” duke nisur që nga ora 20:45. Një ndeshje që do të vendosë shumë mbi kualifikimin e kuqezinjve në Euro 2024. Të gjithë tifozët anembanë botës mezi presin të përjetojnë për të dytën herë emocionet që të dhuron një kompeticion i tillë. Pikërisht më 11 tetor 2015, kombëtarja shqiptare siguroi për herë të parë kualifikimin në Euro 2016. Një datë historike për kuqezinjtë që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë, me De Biasin që ishte timonieri i këtij suksesi. Nesër në “Air Albania” do të jetë Sylvinho që do të tentojë të shkruajë emrin e kombëtares shqiptare në librin e historisë, pasi do të kërkojë kualifikimin për në Gjermani në vitin e ardhshëm. FSHF-ja e ka sjellë në kujtesë një moment të tillë. “ - 8 vite më parë, më 11 tetor 2015, Shqipëria siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në finalet e një kampionati Europian pasi mundi 3-0 Armeninë. ⚫ u renditën të dytët pas në grupin I të kualifikueseve të "Francë 2016", me 14 pikë, duke lënë pas , dhe ”, ka shkruar FSHF-ja.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Poll

Lexo gjithashtu