
Sot në orën 06:45 në Australi janë zhvilluar provat zyrtare, pasi nesër do të jetë edhe gara për çmimin e madh "Australian Grand Prix".
I pari është renditur Lewis Hamilton, piloti i Mercedes. Gjithashtu në vendin e dytë është renditur përsëri një tjetër pilot, po i Mercedes. Bëhet fjalë për Valtteri Bottas.
Në vendin e tretë është renditur Sebastian Vettel, piloti gjerman i Ferrarit.
Gara padyshim që do të jetë shumë emocionuese, pasi, sikurse raporton "BBC Sport", Hamilton, në prova ka qenë vetëm 0,74 sekonda më i shpejtë se Ferrari i Sebastian Vettel.
Deri më tani, kampionatin e udhëheq Lewis Hamilton me Mercedesin e tij. Britaniku ka arritur të grumbullojë 408 pikë, kurse në vendin e dytë renditet gjermani Vettel me 320 pikë.