
Formula 1 starton sot në orën 15:00 në çmimin e madhë të Spanjës. Pas provave zyrtare ditën e djeshme, Max Verstappen do të niset sërish i pari. Piloti i skuderisë së Red Bull, këtë sezon është i pandalshëm teksa po shkon sërish drejt suksesit të titullit kampion.
Me kohën 1:12.272, piloti hollandez do të niset sërish i pari ku pas tij ka, Carlos Sainz të Ferrarit dhe Norris të McLaren. Nga ana tjetër, Hamilton nuk shkon më shumë se vendi i 5-të.
Verstappen me këtë Pole-Postion të arritur, rrit numrin e vendeve të para të fituara gjatë provave zyrtare, duke fituar plot 24 të tilla dhe i dyti radhazi.
Ndërsa piloti i ferrarit Le Clercun nuk arritën të kalojë provat pasi nuk ishte në gjendje të arrinte në kohën e duhur për të arritur në sesionin e dytë.
Së bashku me pilotin nga Monaco, të eliminuar në sesionin e parë të provave zyrtare të Çmimit të madh të Spanjës, ishin edhe Bottas, Magnussen, Albon dhe Sargeant.
PROVAT ZYRTARE:
- Max Verstappen (Red Bull)
- Carlos Sainz (Ferrari)
- Lando Norris (McLaren)
- Pierre Gasly (Alpine)
- Leëis Hamilton (Mercedes)
- Lance Stroll (Aston Martin)
- Esteban Ocon (Alpine)
- Nico Hulkenberg (Haas)
- Fernando Alonso (Alpine)
- Oscar Piastri (McLaren)