Formula 1 ka mbyllur sezoni ne saj me Max Verstappen që u shpall kampion për herë të dytë dhe Red Bull fitoi garën e konstruktorëve. Tashmë skuadrat janë futur në “merkato” me shumë lëvizje që kanë shkaktuar edhe reaksione zinxhir nëpër skuderi. Mick Schumacher është një ndër pilotët që do të ndërrojë skuderi për sezonin e ri.
Djali i legjendës Michael humbi vendin në skuderinë Haas pasi këta rikthyen në botën e garimit Nico Hulkenberg. Largimi i Mick nga Haas mund të rrezikonte edhe largimin e tij nga bota e Formula 1 për këtë sezon pasi të gjitha makinat kanë gjetur pilotët e tyre mirëpo 23-vjeçari nuk mund të ndahet akoma me sportin ku babai i tij ka shkruar historinë.
Mick Schumacher do të jetë piloti rezervë i gjigantëve të Mercedes-Benz, me të cilën ka garuar edhe Michael në përfundim të karrierës. Ai do të jetë i gatshëm për çdo rast nëse pilotët Hamilton dhe Russell nuk janë në gjëndje të garojnë. Mick e mbylli sezonin e fundit me 14 pikë dhe vendin e gjashtë si arritjen më të lartë në një garë.
Willkommen, Mick. Say hello to our 2023 Reserve Driver, @SchumacherMick. pic.twitter.com/iQWLhIE7Pr
— Mercedes-AMG PETRONAS F1 Team (@MercedesAMGF1) December 15, 2022