
Garë e re histori e vjetër, duket se kjo është thënia që i shkon për shtat këtij sezoni të Formula 1. Makinat "Mercedes" do nisen përseri nga linja e parë garën e nesërmë që do të zhvillohet në Francë. Lewis Hamilton do të nisë nga "Pole Position" pasi ishte 0.157 sekonda më i shpejtë se shoku i tij i skuadrës, Valteri Bottas.
Skuderia gjermane vazhdon kështu dominimin e saj në këtë sezon të kampionatit më të ndjekur të katër rrotakëve. Nëse pilot anglez vazhdon më këtë ritëm atëherë ky kampionat mund të mbarojë pa filluar ende mirë dhe mund të kemi një kampion pas shumë pak garave, gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e F1.
Poll