Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

FORMULA 1/ “Gara e Hungarisë do të zhvillohet”, organizatorët vendosin

Shkruar nga NEWSPORT
FORMULA 1/ “Gara e Hungarisë do të zhvillohet”,

Gara Grand Prix Hungareze e Formula 1, në muajin Gusht, mund të zhvillohet vetëm pa spektatorë, thanë organizatorët në një deklaratë, të Premten.

Gara që do të mbahet në Hungaroring ishte caktuar fillimisht në datën 2 Gusht, por Hungaria të enjten tha se ngjarjet me më shumë se 500 pjesëmarrës, nuk mund të mbahen deri më 15 gusht, e për rrjedhojë zhvillimi i garës me spektatorë do të ishte i pamundur.

Formula 1 po planifikon të fillojë sezonin e saj pas dyerve të mbyllura në Austri në datat 3-5 korrik, e ndjekur nga Grand Prix Britanike në Silverstone në kushte të ngjashme, por ende nuk është botuar një kalendar i rishikuar.

Pushimi tradicional në gusht është anuluar për të bërë të mundur përfundimin e sezonit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga