Zak Brown ka qenë ndër zërat më të lartë për koston maksimale jo më shumë se $100m. Nga $175m kanë rënë në kompromis prej $145m dhe Broën lavdëron FIA.
“Formula 1 fiton sot,”tha Broën. “Ky është një moment I rëndësishëm për sportin tonë. F1 ka qenë e paqëndrueshme nga ana financiare për ca kohë tashmë dhe mosveprimi do të kishte rrezikuar të ardhmen e F1 dhe pjesëmarrësve të saj, të cilët janë për tu përgëzuar që e zgjidhën këtë çështje të gjithë bashkë dhe me vendosmëri.
Një kapital i tillë, i të ardhurave të shpërndarë në mënyrë të barabartë te të gjithë skuadrat do të sigurojë garë më të fortë dhe më shumë njerëz që do të duan ta shohin live dhe në TV, duke sjellë të ardhura më të qëndrueshme për të mbështetur mirëqenien afatgjatë financiare të ekipeve dhe sportit. Në fund fitojnë fansat dhe nëse fitojnë fansat I gjithë sporti ka fituar.”