Ballkani luan në orën 20:00 takimin e parë të vlefshëm për Champions League. Kampionët e Kosovës do kenë përballë Zalgiris. Stadiumi “Fadil Vokrri” kthen kështu emocionet për publikun “portokalli”, teksa janë bërë të ditur dhe formacionet zyrtare.
Ballkani dhe Zalgiris do kenë të njëjtin rreshtim në fushë, atë 4-4-2. Në portë për Kosovën është gardiani Frashëri, për të vazhduar më pas në mbrojtje me Thaçin, Dellovan, Jashanicën dhe Thaqin në krahun e majtë. Mesfusha përbëhet nga Korenica, Emërllahu, Kuc dhe Gripshi.
Dyshja e sulmit janë Krasniqi bashkë me Berishën. Ballkani do tentojë fitoren historike në këtë takim që është i pari për ta në Champions League.

Poll