
Teuta luan sot me Bylis në transfertë. Sfida e orës 13:00 vlen për javën e 23 të Superligës. Miqtë e Edi Martinit udhëtojnë drejt Ballshit të plotë, me skuadrën që nuk vuan dëmtime apo pezullime.
Forma e mirë e ndeshjeve të fundit dhe diferenca prej vetëm një pike me Vllazninë kryesuese, ka rritur pritshmëritë te bregdetarët. Bylis kërkon pikë shprese, teksa ka mundësinë që në shtëpi të tregojë cilësitë e veta. Dovedan dhe Martini kanë bërë përzgjedhjet për këtë sfidë.
Formacionet zyrtare:
Bylis: Qirko, Ymeralilaj, Stojanovic, Hadroj, Janku, Mehmetllari, Beji, Ndreca, Ntephe, Nebihu, Lorran Trajner: Veljko Dovedan
Teuta: Frashëri, Arapi, Hoxha, Aleksi, Krasniqi, E.Vila, Todorovski, Plaku, Kouros, L.Vila, Bregu Trajner: Edi Martini