
Kupa e Botës do të nisë dhe maratonën për ditën e sotme. Ndeshja e parë e cila do të startojë në orën 11:00 është ajo mes Japonisë dhe Kosta Rikës. Ndeshja e vlefshme për grupin E do të zhvillohet në stadiumin “Ahmad bin Ali”, ku drejtësia do të vendoset nga gjyqtari anglez, Michael Oliver.
Japonia është në kërkim të vulosjes së kualifikimit për në raundin tjetër. Në krahun tjetër Kosta Rika e Navas, do të bëj të pamundurën që të tregoj vlerat e saj, pas asaj humbje katastrofike në ndeshjen e parë me Spanjën.
Formacionet zyrtare:
Japonia (4-2-3-1): Gonda; Yamane, Itakura, Yoshida, Nagatomo; Endo, Morita; Doan, Kamada, Soma; Ueda
Kosta Rika (5-3-2): Navas; Fuller, Duarte, Calvo, Oviedo, Ëaston; Borges, Tejeda, Torres; Contreras, Campbell