
Në orën 21:00 në Lisbonë do të zhvillohet ndeshja play-off e Uefa Champions League. Italianët e Atalantës do të luajnë ndaj PSG-së, ndrësa francezët janë pretendentë ndaj djemve të Gasperinit. Për shkak të situatës së Covid-19 ndeshjet deri në finalen e madhe do zhvillohen me një takim, ndërsa dy trajnerët kanë bërë rreshtimet e duhura.
Berat Gjimshiti e nis nga minuta e parë, ndërsa është I pafat pasi përballë do të ketë emra si Neymar apo Icardi. Mbrojtësi I Kombëtares ka ditur t'I bëjë ballë lojtarëve me klas botëror, ndaj këtë gjë do kërkojë ta bëjë sërish në sytë e gjithë Europës.
Formacionet Zyrtare:
ATALANTA (3-4-2-1): Sportiello; Toloi, Caldara, Djimsiti; Hateboer, Freuler, De Roon, Gosens; Pasalic, Gomez; Zapata.
PSG (4-3-3): Keylor Navas; Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Herrera, Marquinhos, Gueye; Sarabia, Icardi, Neymar.