Ora 18:00 do të startojë takimin e dytë të ditës së sotme në Kupë, mes Lazios dhe Cremoneses. Trajneri Simone Inzaghi ka vendosur për rreshtimin e titullarëve, aty ku vendin e gardianit shqiptar në portë, e ka zënë Proto. Trajneri i “Shqiponjave” ka vendosur që lojtari i Kombëtares sonë të qëndrojë pushim pas ndeshjes që e pa protagonist në fundjavë.
Ndeshja e 1/8 mes Lazios dhe Cremoneses është tejet e rëndësishme, pasi kryeqytetasit e shohin Kupën si njërin prej objektivave sezonalë. Në formacionin startues është Valon Berisha, shqiptari që mban veshur fanellës e përfaqësueses së Kosovës.
Formacionet:
Lazio: Proto; Bastos, Luiz Felipe, Acerbi; Patric, Parolo, Cataldi, Berisha, Jony; Adekanye, Immobile
Cremonese: Agazzi, Arini, Biancheti, Carriaciolo, Castagneti, Ciofani, Deli, Palombi, Renzeti, Terranova, Zortea