
Juventus-Dinamo Kiev do të jetë një nga sfidat e mbrëmjes së sotme në Champions League. Bardhezinjtë pas barazimit në kampionat kërkojnë të rikthehen te fitorja e gjithashtu kërkojnë të marrin 3 pikë për të arritur në vendin e parë.
Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dy trajnerët. Trajneri Pirlo ka vendosur të hedhi nga minuta e parë Ronaldon që ndeshjen e kaluar në kampionat qendroi pushim. Në mbrojtje kthehet gjithashtu edhe Bonuci që ka lënë pas dëmtimin.
Juventus (3-4-1-2): Szczesny; Demiral, Bonucci, De Ligt; Chiesa, Bentancur, McKennie, Alex Sandro; Ramsey; Morata, Cristiano Ronaldo.
Dinamo Kiev (4-3-3): Bushchan; Kedziora, Zabarnyi, Popov, Mykolenko; Shepeliev, Sydorchuk, Shaparenko; Tsygankov, Verbic, Rodrigues.