
Barcelona-Atletiko Bilbao do të jetë finalja e Kupës së Spanjës që do të luhet mbrëmjen e sotme. Katalanasit kanë shansin e artë që të marrin trofeun e parë për këtë sezon edhe pse përballë do të kenë një kundërshtar të fortë që pak ditë më parë humbi finalen e Kupës së sezonit të kaluar ndaj Real Sociedad. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dyja ekipet. Barcelona zbret në fushë me 11-shen më të mirë e në sulm do të luajë dyshja, Messi-Griezmann.
Barcelona: Ter Stegen; Mingueza, Piqu3, Lenglet; Dest, De Jong, Busquets, Pedri, Alba; Messi, Griezmann.
Atletiko Bilbao: Unai Simon, Unai Lopez, Yeray, Inigo, Balenziaga; De Marcos, Muniain, Dani García, Berenguer; Ëilliams, Raul García