Në orën 20:30 Juventusi do të zbresë në fushën e lojës përballë Chievos, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të të Serie A.
Në lidhje me këtë sfidë, trajneri Massimiliano Allegri ka rreshtuar më të mirët e tij, teksa patjetër që do të kërkohet fitorja me çdo kusht, mirëpo nuk do të jetë e lehtë, pasi edhe miqtë nuk kanë ardhur për shëtitje në Torino.
Juventus (4-4-2): Perin; De Sciglio, Chiellini, Rugani, Alex Sandro; Bernardeschi, Can, Matuidi, Douglas Costa; Dybala, Ronaldo.
Chievo (4-3-1-2): Sorrentino; Tomovic, Bani, Rossettini, Depaoli; Kiyine, Radovanovic, Hetemaj; Giaçherini; Meggiorini, Pellissier.