Manchester përballet me Sheffield United në orën 21.15, në kuadër të Premier League. Trajneri i vendasve, Solskjaer ka vendosur për formacionin zyrtar. Nga minuta e parë tekniku ka preferuar pothuajse më të mirët, pasi bëhet fjalë për një ndeshje ku duhet patjetër fitorja.
“Djajtë e kuq” kanë grumbulluar deri më tani 40 pikë, 1 më pak sesa City kryesues. Një triumph eventual do i kalonte ata përkohësisht të parët. Në krahun tjetër, Sheffield është e fundit me 5 pikë.