
11 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar, shifra të frikshme këto të skuadrës së Football Republic U-17 të Kategorisë Superiore. Dora e trajnerit të ri në ekip tashmë është ndjerë. Sot, skuadra e drejtuar nga Glen Daja arriti të bënte një fitore tenestike duke arritur të shënojë plot 5 herë në portën e Besës së Kavajës.
Takimi foli totalisht për vendasit të cilët nuk e diskutuan në asnjë moment triumfin. Pasime të shkurtra, organizim i lojës nga mbrojtja, diga para mbrojtjes, të gjitha këto janë meritë e teknikut të ri, i cili ka vetëm disa javë në krye të kësaj skuadre. Një mini tiki-taka u pa sot në kompleksin "Football Republic", ku në sy ra një mbrojtje mjaft pozicionale si dhe sulmi me talentë që premtojnë shumë për të ardhmen.
Javën e shkuar, Football Republic U-17 mposhti Teutën në shtëpi me rezultatin 3-1, ndërsa dy javë më parë triumfuan 3-0 kundër Pogradecit. 11 gola të shënuar janë shifra të frikshme që tregojnë edhe një herë "dorën magjike" të Dajës pas largimit të Migen Memellit. Trajningu traditë familjare, me siguri që Gleni është në gjurmët e babait të tij, profesorit Ilir Daja.