Kick Boxer-i shqiptar Florian Marku do të ndeshet ditën e nesërme për titullin e botës në kick box kundër danezit Hassan Muhareb në arenën Ivanofeio në qytetin e Selanikut.
Marku do të jetë nesër në një përballje në kategorinë 70 kg, në një sfidë mjaft emocionuese që do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 19:00.
[caption id="attachment_77359" align="alignleft" width="519"] Florian Marku me trajnerin e tij Geroge Armagos dhe danezi Hassan Muhareb[/caption]
33 vjeçari danez i cili shkon si favorit në këtë ndeshje, mesa duket do ta kete te pamundur kundër shqiptarit. Duke parë fizikun dhe përgatitjet intesive të Markut, të jep përshtypjen se e ka situatën në dorë.
Marku është një kiks bokser shumë i zhdërvjellët, eksploziv dhe shumë premtues, i cili i sukseset më të mëdha i ka arritur në K-1, dhe me sukseset e fundit që ka pasur, ambiciet e tij shkojnë shumë larg.
[caption id="attachment_77364" align="alignleft" width="408"] Florin Marku dhe Hassan Muhareb[/caption]