Florian Marku do të zbresë ditën e sotme në ring, ndërsa do të sfidojë boksierin rilandez, Dylan Moran. Dyshja do të vihen përballë njëri-tjetrit në “AO Arena” në Manchester .
Dueli mes tyre do të jetë 10 raunde dhe i përket kategorisë së peshave të lehta. Boksieri shqiptarë rikthehet kështu në ring pas më shumë se 1 viti nga dueli i fundit që u zhvillua në “Air Albania”.
Marku do të synojë që në mbrëmjen e sotme të vazhdojë me rekordin e tij si i pamposhtur. 30-vjeçari deri tani ka arritur 12 fitore në boksin profesionisht dhe një barazazim. 7 prej fitoreve i ka të arritura me nok-aut.
Ndërkohë irlandezi ka 18 fitore dhe një humbje. 8 prej përballjeve i ka fituar me nok-aut.
Poll