
Dy herë kampionia e Wimbeldon, ka dalë sot nga spitali, ku ka kryer një operacion pas sulmit me thikë që i është bërë pak ditë më parë në shtëpinë e saj nga një grabitës
26 vjeçarja çeke, që aktualisht renditet në vendin e 11-të në botë, do të duhet të heqë dorë nga aktiviteti sportiv për të kaptën 6 muaj për shkak të operacionit që ka zhvilluar pak ditë më parë në dorë.
Kvitova do të duhet të qëndrojë 14-të ditë pa kryer asnjë lëvizje, në një regjim shtrati absolut, më pas do t'i nënshtrohet një tjetër terapie rehabilitimi.
Vetë tenistja çeke pas daljes nga spitali ka deklaruar: "Jam me fat që jam gjallë pas sulmit që është bërë me thikë disa ditë më parë nga një grabitës. Do rikthehem serish në profesionin tim, por më duhet të qëndroj një periudhë të gjatë në regjim absolut", ka thënë tenistja çeke për mediat italiane.