
Ish menaxheri i Majkëll Shumaker ka folur pas tre vitesh nga aksidenti i tmerrshëm i ish-kampionit të Formula 1. Ai shprehet se familja e tij po fsheh të vërtetën për gjendjen shëndetësore të ish-kampionit. Pak kohë më parë Weber deklaroi se Shumi ka “vuajtur si qen”.
“Ne nuk e dimë gjendjen e tij shëndetësore. Tifozët e tij nuk dinë asgjë”, thotë 74-vjeçari. “Prej kohësh kam thënë se familja e tij nuk po thotë plotësisht të vërtetën. Këshilla ime nuk është dëgjuar.” Ai shton se sa herë që bie zilja e telefonit pret mos e telefonon Shumaker dhe ta pyesë, “Willi, si je?”.
Që pas aksidentit të tij në dhjetor të 2013-tës teksa bënte ski, çdo ditë e më pak ka informacion rreth gjendjes së tij shëndetësore.