
Donjet Shkodra u cilësua nga Superspor si lojtari më i mirë i ndeshjes Flamurtari-Tirana 2-0.
Mesfushori i skuadrës vlonjate realizoi në minutën e 89-të përmes një goditje dënimi duke u treguar shumë i saktë.
"Goli i sotëm ndaj Tiranës? Në atë moment mendon vetëm të godasësh saktë dhe për fat topi shkoi në rrjetë. Mendoj se me këtë fitore jemi disi më të qetë dhe do shohim ndeshjet e tjera me më shumë optimizëm.
Nëse nuk do fitonim sot ndaj Tiranës do ta kishim të vështirë të mbijetonim", u shpreh Donjet Shkodra për Supersport.
Poll