
Para ndeshjes me Italinë, ka folur për mediat dhe ish-futbollisti i Kombëtares, Edvin Murati. Murati tha për "Supersport", se ndeshja e sotme është historike. Ish-lojtari foli dhe për Lorik Canën, për të cilin zbuloi dhe se si e ndihmoi që të shkonte te Paris SG, në fillimet e karrierës së tij.
''Është gjithmonë një ëndërr që të luash kundër Italisë, me shumë trofe dhe me shumë lojtarë cilësorë. Djemtë duhet që t
Ne kishim ekip më të mirë.
Unë do të doja që ta jepja lamtumirën time më Francën, por kështu ndodhi.
Cana është lojtari me më shumë ndeshje në Kombëtare, e meriton që ta japi lamtumirën më Italinë, pasi ka luajtur dhe më Lazion në Itali.
Jam ndër kryesorët që kam promovuar Canën, ishte vetëm 17 vjeç kur ishte operuar nga gjuri dhe ishte e vështirë që ta merrte ndonjë ekip, por me gjithë modestinë, por unë ndikova që të shkonte te Paris SG.
Parashikimi, fitojmë 1-0'', përfundoi Murati.