Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Flet Bora Zemani: Armando Duka është shumë i qetë, flet si të jetë në konferencë

Shkruar nga NEWSPORT
Flet Bora Zemani: Armando Duka është shumë i qetë, flet si

Pas përfundimit të xhirimeve të emisionit ''Guximtarët'', bukuroshtja e "Supersport'', Bora Zemani ka treguar për të gjitha sekretet e emisionit dhe të të ftuarve.  Gjatë intervistës për ''Tiranapost.al'', bukuroshja tha se ndër më të qetët dhe më ''trimat'' në emisionin e saj në ajër, ishin Armando Duka, Alban Xhihani dhe Noizy, madje për presidentin e federatës, tha se ishte aq i qetë saqë dukej sikur sihte ne një konferencë për shtyp.

Në një rrëfim për Tiranapost.al, Bora tregon prapaskenat e punës me të ftuarit e saj ndërkohë që për të qielli është kthyer në shtëpinë e dytë. Kush janë guximtarët dhe frikacakët e vërtetë të këtij programi?

-“Guximtarët” është një program që mban autorësinë tënde dhe nga vetë emri duket se ka shumë sfida. Ku e gjen guximin?

Nuk e dija që e kisha dhe nuk ndodhi që një dite të bukur u zgjova dhe thasë “Unë kam guxim.” Ka ardhur gradualisht duke bërë një pune, pastaj një tjetër. Duke i ngjitur shkallët një nga një është rritur besimi në vete dhe pastaj sigurisht që e gjen guximin. E kam ditur gjithmonë që do bëja një program timin si autore megjithëse nuk e dija konkretisht cila do të ishte puna ime e parë si e tillë.

Por nuk thonë kot “çdo gjë ndodh për një arsye”. Dhe unë u “detyrova” te fluturoja live ne një emision tjetër, ku luheshin edhe baste për mua nëse do ta bëja ose jo. Vetëm se me erdhi keq te zhgënjeja ata që besonin se do të fluturoja, pranova, megjithëse me frikë të madhe. Ja që më pëlqeu aq shumë sa më frymëzoi te beja një program te tërë. Dua patjetër të falenderoj drejtuesit e Digitalb qe besuan tek unë. Sfidë ishte i gjithë ky projekt që prej fillimit, diçka e panjohur për të gjithë, por ia dolëm! Dhe me sukses mendoj.

-Për ne që e shohim nga jashtë vetëm si punë nuk duket, por i gjithi si qejf. Si janë këto raporte për ty në këtë program?

Mbase transmetohet dashuria që kam unë për këtë punë. Ky profesion që unë kam zgjedhur nuk mund të bëhet pa qejf, duhet përjetuar dhe shijuar çdo gjë. Ndryshe do dalë diçka e sforcuar dhe e shëmtuar. Njerëzit kanë nevojë të shohin gjëra të bukura, të qeshura… Sigurisht që “Guximtaret”  ka pasur vështirësi në realizim dhe kishim lodhje të madhe, por kam marrë kënaqësi të paparë nga gjithë të ftuarit që e përjetonin në mënyra të ndryshme këtë eksperiencë, por në fund të gjithë kanë qenë të mrekulluar, madje më kanë falënderuar që i bëra ta provonin fluturimin.

Me Sokol Ballen dhe Dritan Shakohoxhen

-Pse një intervistë në ajër? Është një ide për të qenë ndryshe nga të tjerët apo për të garantuar ‘non stop’ adrenalinë?

Kjo ishte e veçanta e këtij emisioni. Intervista te zakonshme ne nje studio kemi pare plot. Por në kushte të tilla asnjë nuk mund të mendojë shume gjatë “për të folur bukur”. Aty çdo njeri është vetvetja. Bërtet nga frika apo kënaqësia, përgjigjesh ne mënyrën më të sinqertë te mundshme. Te gjithë personazhet kanë nxjerrë një anë tjetër të tyren tek “Guximtaret”. Një anë që nuk ua njeh publiku.

-Ti u jep zemër të tjerëve, por si je ndier vetë kur ke fluturuar për herë të parë? Po tani? A të duket qielli si shtëpia jote apo sa herë që vesh pajisjet e ke një dozë frike me vete?

E thashë edhe me parë, hera e parë që kam fluturuar ka qenë një tmerr për mua në nisje. Doja të ikja pa e provuar këtë, por u ndjeva e detyruar. Por sa kam dalë në fluturim, ishte krejt e kundërta. Një nga gjërat më të bukura në jete mund te them. Herët e para kam pasur pak frike por e mundte kënaqësia. Tani pas pothuajse 30 fluturimeve mezi pres te radhës. Tani them që e dua edhe qiellin aq sa tokën.

-Cili i ftuar ka pasur më shumë frikë? A ka ndodhur që dikush të anulojë fluturimin duke prishur planet e programit?

Pak frikë mendoj se kanë pasur pothuajse të gjithë, por ata që e kanë shprehur më shume kanë qenë Kastro Zizo, Eneda Tarifa, Vikena Kamenica dhe Xhevdet Jashari. Vetëm një personazh nuk ka fluturuar nga 20 të ftuar: Ilda Bejleri, por jo se kishte frikë ajo, atë ditë frynte shume erë dhe ishte i pamundur fluturimi.

Po ai personazh që e ka përjetuar aq natyrshëm si të ishte duke hipur në makinë?

Shumë përshtypje më kanë bërë Armando Duka, Noisy, Erion Veliaj, që nuk kishin kuriozitet as të pyesnin se si funksiononte fluturimi, por kishin besim tek djemtë e aeronautikës shqiptare. Por që e kanë shijuar kane qenë të gjithë, Lori Hoxha, Dritan Shakohoxha, Sokol Balla, Flor Binaj, etj.

 

-Në prapaskenat e këtij programi duhet të ketë shumë të qeshura. Mund të na thuash një rast të tillë?

Ka pasur vërtet shumë sepse kishim edhe shumë të papritura, puntata me Ermal Mamaqin meret me mend si mund të ketë qenë, me të qeshura pafund. Por batuta ka patur thuajse nga të gjithë. Nga sikleti çfarë nuk flet njeriu, dhe aty ishin vërtet në siklet

Ideja e të qenit në ajër, frika, ankthi nuk i lejon personazhet të japin përgjigje aq të kthjellëta e të menduara  sa ç’do ti jepnin po të ishin ulur në një kolltuk. A ka pasur ndonjë personazh që është përgjigjur pa iu dridhur qerpiku duke ruajtur 100% qetësinë?

Po sigurisht. Sokol Balla më habiti me qetësinë që fliste edhe në ajër. Armand Duka u përgjigj si në çdo konferencë për shtyp. Erion Veliajt i bëmë disa kërkesa në ajer dhe na i argumentoi qartësisht pse 4 prej tyre nuk bëheshin dhe pranoi të firmosë vetëm për një. Alban Xhihani na dha një recete shumë të mire gatimi dhe numëroi gjithë lojtarët e kombëtares gjatë spirales, etj. Sigurisht, arrinin të ishin kaq të qetë pas disa minutash  që ishin ngritur në fluturim. Momentin e parë te shkeputjes nga toka i kam lënë ta shijojnë.

Kemi parë që një nga fansat më simpatikë të programit tënd është Arbori i vogël. Kur do ta provojë ai fluturimin?

Arbori ka qenë në Vlorë me mua, madje priste edhe në vendin e uljes ku bërtiste “Erdhi mami me balonë” . Tani kërkon ta shohë edhe në TV, madje është emisioni i vetëm që mund ta largojë nga filmat e tij. Pra duket që e pëlqen fluturimin. Tani është ende i vogël dhe nuk lejohet fluturimi, por sa te mbushë moshën, pse jo. Duhet ta provojë çdo njeri të paktën njëherë në jetë këtë eksperiencë./ Tiranaopst.al

 

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu