
Flamurtari është në ditët e saj më të këqija. Një nga skuadrat më me emër në futbollin shqiptar ka rënë në Kategorinë e Dytë, pas një sezoni për t'u harruar. Kjo ka bërë që shumë lojtarë të mendojnë largimin, mes tyre edhe Andi Ribaj dhe Mateo Qarri. Dy futbollistët ende nuk e kanë vendosur të ardhmen, sakaq, të luajturit në një Kategori inferiore bën që ata që anojnë më shumë nga "divorci". Gjithsesi, për të mësuar diçka zyrtare, do na duhet të presim të përfundojnë pushimet.
Vlonjatët synojnë që ringritja të nis pikërisht nga edicioni i ardhshëm, me një projekt tejet serioz. Shumë gjëra janë engimë për momentin, por ajo që mund të thuhet me siguri është se emblema e Flamurtarit nuk e meriton këtë "fat".