Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Flamurtari harron shijen e fitores, e fundit ndaj "Demave të Kuq" 2 muaj më parë

Shkruar nga NEWSPORT
Flamurtari harron shijen e fitores, e fundit ndaj "Demave të Kuq"

Flamurtari dje është "thyer" në shtëpi nga Kukësi duke u mundur me rezultatin e ngushtë 2-1 nga kampionët. Edhe pse u mendua se vlonjatët do bënin rezistencë për vetë faktin se prisnin skuadrën verilindore në shtëpi, nuk ka ndodhur kështu.

Brenda 20 minutash u vendos fati i këtij takimi. Ishte Kamara që fillimisht zgjoi shpresat e vlonjatëve me golin e shënuar në minutën e 68', më pas Guri në të 79' dhe Ebipo në të 87' vulosën fatin e takimit të javës së  27-të ë kampionatit.

Flamurtari ka më shumë se dy muaj që nuk përjton më emocionet e fitores. E fundit për vlonjatët ishte ajo e datës  26 mars ndaj Partizanit, që ng ajo ditë skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro nuk ka regjistruar më tre pikë të plota në llogari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga