
Edhe pse nuk është ende zyrtare, mund të thuhet se është goditja e dytë e Flamurtarit në merkaton e verës, pas asaj të Astrit Fazliut. Alfred Zefi, mesfushori i Laçit për shumë sezone, do të veshë fanellën e Flamurtarit sezonin e ri. Lojtari në fjalë ka qenë të martën në Vlorë, ku ka biseduar me drejtuesit e klubit kuqezi dhe akordi është arritur. Tani pritet vetëm zyrtarizimi dhe prezantimi i lojtarit, i cili do të përforcojë mesfushën e Flamurtarit. Nuk është një emër i madh, por trajneri Gugash Magani i ka qejf lojtarët e tipit të Zefit, pasi bëjnë shumë për ekipin.
Poll