
Partizani ia doli të triumfonte 1-0 në derbin ndaj Tiranës.Klubi i kuq ka shpërndarë një video interesante në rrjetet sociale, teksa trajneri Daja motivonte të tijtë para sfidës. Në dhomat e zhveshjes u shfaq një film, me mesazhin që ishte i qartë. Më pas, "timonieri" tha: "Filmi është triller, arenat janë të vërteta. Koloseu është edhe sot. Dilni në fushë, o vdisnin o fitonin. Duhet të jemi të gjithë bashkë, nëse do të fitojmë. Do të dalim në arenë, por nuk do vdesim. Duhet të jemi të gjithë bashkë. Fitore!".
Këto fjalë patën ndikimin e vet, me futbollistët që dhanë më shumë se 100% në fushën e lojës.Gjithçka rezultoi e sukseshme, pasi Partizani mori 3 pikë. Synimi është titulli kampion, me rivalët që janë të shumtë.